Ish-asistentja tregon për kohën kur Selena Gomez nuk donte të jetonte

Një dokumentar i ri në Apple TV+ mbi jetën e Selena Gomez do të tregojë detaje të patreguara më parë.
“Unë nuk dua të jem gjallë tani. Nuk dua të jetoj”, më tha njëherë – tregon ish-asistentja.
“Ishte një nga ato momentet kur shikon në sytë e saj dhe nuk ka asgjë aty. Ishte thjesht errësirë. Dukej kaq e frikshme”, vazhdoi Mingus.
Bëhet fjalë për periudhën kur ndodhej në turneun e 2016-ës.
Shoqja e ngushtë e Gomez, Raquelle Stevens, do flasë gjithashtu për konfuzionin dhe dhimbjen që ajo duroi në atë kohë.
“Kur u përpoqa një ditë të flisja me të për atë që po ndodhte, më tha se nuk e dinte as vetë dhe nuk mund ta shpjegonte. Më tha se nuk donte që askush ta ndjente ç`po ndodhte në kokën e saj. Më tha se dëgjonte zëra të zhurmshëm në kokë”.
Pas kësaj periudhe, historia dihet. Selena në 2017-ën iu nënshtrua një transplanti veshkash për të shpëtuar jetën dhe gjendja mendore iu rëndua.
Sot duket se gjithçka e ka kaluar.