Intervista e fundit fut në sherr Selenën me shoqen që i dha veshkën

Selena Gomez është përfshirë në një zënkë publike me Francia Raisan, shoqen që i dhuroi veshkën.
Selena ka folur për problemet e saj shëndetësore në dokumentarin “My Mind and Me”.
Dha edhe një intervistë për dokumentarin, në të cilën kur u pyet për shoqet brenda industrisë së muzikës, tha: “Nuk jam përshtatur dot kurrë në grupet e vajzave të famshme. E vetmja shoqe e imja e ngushtë është Taylor Sëift”, tha Selena. Nuk e përmendi as në dokumentar dhe as në intervistë për asnjë moment shoqen aktore që i dha veshkën.
Francia Raisa komentoi diku poshtë deklaratës së Selenas vetëm me një fjalë: Interesante!
Selena nuk e la me kaq. Pasi komenti i Francia-s bëri xhiron e rrjetit, Selena në një postim shkruante: “Më falni që nuk përmenda emrin e çdo njeriu që njoh”.
Pra Francia për të është vetëm një e njohur. Kaq!
Vajzat ishin në fakt shoqe të ngushta. Aq sa kur Selena u sëmur me Lupus, Francia doli vullnetare për t`i dhënë veshkën e saj.
Marrëdhënia u kris pas operacionit, kur Francia publikisht foli diku dhe tha se Selena po abuzonte me veshkën e saj duke pirë alkool pak kohë pas transplantit.