Çiljeta mungon në program dhe lajmëron: Kam babain për intubim

E Mërkurë 27 Janar 2021, 12:43
TiranaPost
Çiljeta duhet të ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, por ka munguar. Moderatori i programit Isli Islami ka treguar se këngëtarja i kishte shkruar një mesazh ku i tregonte se babai i saj, i infektuar me Covid, ishte në gjendje të rëndë.
“Sot Çiljeta duhet të ishte në program, por na ka dërguar një mesazh që ka të atin sëmur. Është për intubim. I urojmë të shkuara”, tha Isli.
Ndërkohë që deri tani vetë Çiljeta nuk ka sqaruar më shumë. As nëse është e prekur edhe ajo vetë apo dikush tjetër nga familja. Edhe nëna e saj Linda nuk ka postuar asgjë në profilin e saj që prej fillimit të janarit.
Intubimi është procedura e fundit mjekësore, në të cilën kalojnë të infektuarit me Covid në gjendje të rëndë shëndetësore.