Showbiz

Çifti i famshëm më i ri mund të jetë Selena Gomez dhe Chris Evans

Çifti i famshëm më i ri mund të jetë Selena Gomez dhe

Investigimi i fansave nëpër rrjete sociale ka sjellë në këtë përfundim: Selena Gomez dhe Chris Evans mund të jenë çift.

Chris ka nisur ta ndjekë në Instagram Selenën. Do thoni ju që ajo është një nga pesë më të ndjekurat e Instagramit? Po, por edhe ai vetëm 162 njerëz ndjek, e një prej tyre ajo Selena. Nga ana tjetër, këngëtarja dhe aktorja nuk e ndjek Chris-in. Ai nuk është në listën e 201 njerëzve që ajo ndjek.

Ka edhe një arsye tjetër që njerëzit ta mendojnë këtë. Se nuk janë nisur nga hiçi. Njëherë në vitin 2015, kur Selena u pyet për pëlqimin e saj të parë, u përgjigj: “Kam një lloj pëlqimi për Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Oh, ai ose do më donte shumë, ose do më urrente”, ka thënë Selena.

Mbase ata do të luajnë në ndonjë film bashkë. Ose mbase Chris do t`i hyjë botës së muzikës.

Gjithsesi fansat shpresojnë për një romancë, sidomos pasi Selena ka disa kohë që ka qëndruar në heshtje.