Showbiz

I vetmi që e ka në dorë rikthimin e Britney Spears është babai i saj

I vetmi që e ka në dorë rikthimin e Britney Spears

Prej kohësh Britney Spears nuk vendos vetë për veten. Kujdestarinë e ka marrë babai i saj për shkak të disa problemeve psikologjike dhe me sjelljen që këngëtarja pati. Së fundmi ka hequr totalisht dorë nga karriera, derisa babai t`i rikthejë të drejtën për të vendosur për veten.

“Klientja ime më informoi se ka frikë nga babai saj dhe se nuk do të performojë më nëse i ati vazhdon të mbajë kujdestarinë e saj”, tha avokati i Spears në sallën e gjyqit.

Ka mbaruar kështu, ose të paktën është lënë pezull historia e artë e një këngëtareje që dikur bëri për vete gjithë botën.

Fansat u ngritën në lëvizjen dhe peticionin #freeBritney, por as kjo lëvizje s`pati efekt.

*Burimi The Guardian