Showbiz

I shkaktoi probleme me ankthin dhe ligjin, Bella Hadid feston 5 mujorin alkool free

I shkaktoi probleme me ankthin dhe ligjin, Bella Hadid feston 5 mujorin alkool

Bella Hadid ka diçka për të festuar! Modelja 26-vjeçare po përjeton me krenari një moment historik. 5 muaj alkool free.

Bella Hadid ka treguar se e la pijen pasi në një moment të caktuar pasi ndjeu se nuk mund ta kontrollonte dot më veten.

'5 muaj pa alkool', shkruante Bella në një foto të shkrepur nga një kazino në Las Vegas.

Modelja ka thënë se dëshiron të qëndrojë e përgjegjshme dhe të mbajë larg ankthin.

I shkaktoi probleme me ankthin dhe ligjin, Bella Hadid feston 5 mujorin alkool

“Nuk e ndjej nevojën të pi alkool, sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur të zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për atë një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, tha Hadid.

“Më pëlqente alkooli dhe arrita në pikën ku fillova të mos shkoja në festa, sepse e dija që do ta teproja”, ka treguar Bella më herët.

Modelja madje më herët është arrestuar dhe dënuar për thyerje të rregullave të qarkullimit. Ka kryer gjashtë muaj shërbim prove, 25 orë shërbim në komunitet dhe 20 orë takime me Alkoolistët Anonimë, përveç pezullimit të lejes së drejtimit për një vit.