Showbiz

Hugh Grant humbi nuhatjen prej koronavirusit: Isha gati t`u merrja erë sqetullave të të panjohurve me shpresën që të ndjeja diçka

Hugh Grant humbi nuhatjen prej koronavirusit: Isha gati t`u merrja erë

Edhe aktori Hugh Grant e ka kaluar koronavirusin. Ai tregon se është testuar së fundmi dhe analiza e antitrupave ia ka vërtetuar diçka të tillë. Sipas Hugh, ai dhe bashkëshortja janë infektuar shkurtin e kaluar.

“Ndjeja sikur një njeri i shëndoshë më ishte ulur mbi kraharor. Kjo ishte ndjesia që kisha. Plus nuk mund të nuhatja asgjë. Mendova se po çmendesha atë periudhë. Nuk kisha as shije dhe as nuhatje. Nisa t`i marrë erë gjithçkaje, luleve dhe koshave të mbeturinave me shpresën që do ndjeja diçka. Isha kaq i dëshpëruar sa isha gati të nuhatja edhe sqetullat e të panjohurve” rrëfen aktori anglez.

Mungesa e nuhatjes konsiderohet si një nga simptomat kryesore të Covid-19, më e lehta, por edhe më e bezdisshmja.

*Burimi Huffington Post