Showbiz

Hiti i të gjitha kohërave për Drake, është kënga që dashuria e tij e parë e ftoi të vallëzonin, kur ishin 13 vjeç

Hiti i të gjitha kohërave për Drake, është kënga

Në koncertin e Backstreet Boys në Budweiser Stage, në Toronto, më 2 korrik, i ftuar special ishte Drake. Reperi u prezantua me humor si anëtari i gjashtë i grupit dhe u ngjit në skenë për të kënduar hitin e grupit të vitit 1999 “I Want It That Way”.

Hiti i të gjitha kohërave për Drake, është kënga

Përpara se të niste këngën, të cilën ai e quajti 'një nga më të mëdhatë në historinë e muzikës', Drake udhëtoi pas në kohë. Tregoi historinë e dashurisë së parë.

“Kur isha 13 vjeç...Isha një fëmijë i vështirë dhe njëherësh i dashuruar me një vajzë. Në atë kohë ajo nuk më kushtonte vëmendje. Derisa një ditë, në një lokal, për herë të parë në jetën time, kjo vajzë me të cilën isha i dashuruar erdhi tek unë teksa luhej një nga hitet më të mëdha në botë. Ajo më pyeti nëse doja të kërceja me të dhe ishte hera e parë që ndihesha i pranuar. Ishte hera e parë që ndihesha sikur isha cool. Kënga që ajo donte të kërcente me mua është një nga këngët më të bukura të të gjitha kohërave. Dhe meqë ra fjala, eh sikur të ishte duke më parë tani!”

Dhe kënga ishte “I want it that way”.

Tiranapost.al