Showbiz

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga ‘Shtëpiaket e Dëshpëruara’

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Karriera e Teri Hatcher ka filluar që në mesin e viteve ’80, por ajo pati një shkëputje deri kur u shfaq në vitin 2004 si një nga “Shtëpiaket e Dëshpëruara”. Ajo ishte Susan.

Ky rol i dha një nominim Emmy, dy nominime Golden Globes, një të fituar për aktoren më të mirë dhe një SAG Awards si aktorja më e mirë.

Megjithatë jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Burri i tezes ka abuzuar seksualisht me të

Në 2006-ën Teri Hatcher foli rreth Kandidës, infeksionit që e kishte marrë si pasojë e marrëdhënieve seksuale abuzive. Pas disa dekadash që e kishte fshehur këtë të vërtetë, ajo zbuloi se si burri i tezes Richard Hayes Stone e përdhunoi për herë të parë kur ajo ishte 5 vjeçe.

“Herën e fundit që e pashë atë isha 8 ose 9 vjeçe. Nëna ime diçka nuhati dhe e largoi nga jeta jonë pa më pyetur kurrë se çfarë kishte ndodhur. Dhe çfarë bëra unë? Fajësova veten. U përpoqa ta varrosja plotësisht. Kjo është arsyeja pse unë nuk bëhem me asnjë nga familja e nënës sime. Në mendjen time, përpiqem të mendoj që ata nuk ekzistojnë”, ka treguar njëherë Teri.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Një vetëvrasje tragjike e detyroi Terin të përballej me frikërat e saj

Teri punoi shumë me veten për të harruar atë që i kishte ndodhur derisa në 2003-shin mësoi një të vërtetë tronditëse. Nuk kishte qenë viktima e vetme e Richard Hayes Stone. Në një gazetë rastësisht lexoi lajmin se Stone ishte arrestuar për tre abuzime seksuale. Një 14-vjeçare e abuzuar prej tij kishte vrarë veten. Thjesht s`mund ta besonte që nuk kishte qenë e vetmja dhe që ai kishte vazhduar të bënte të njëjtën gjë për 35 vite me radhë.

Kur ishte në proces gjyqësor dhe provat mungonin e asnjë prej vajzave të kishte përdhunuar, nuk donte të dëshmonte, Teri kuptoi se burri i tezes mund t`ia hidhte paq, pa asnjë ditë burg. Do rikthehej i lirë të zinte prenë e radhës.

Atëherë Teri vendosi të dëshmonte kundër tij dhe rrëfimi i saj e dënoi me 14 vite burg Stone.

Teri ka treguar se si nëna e saj vetëmohuese në palimit ka ndikuar negativisht. Nëna kujdesej për çdo njeri tjetër veç vetes, hante bukën e djegur dhe i vinte të gjithë mbi veten. Këtë lloj modeli e ndoqi edhe Teri deri në të 40-tat e saj, kur kuptoi sa gabim e kishte.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Ngeci në një martesë pa intimitet

Teri nuk ka pasur shumë fat në dashuri. Martesa e saj e parë me trajnerin personal Markus Leithold përfundoi pas 8 muajsh dhe martesa e dytë s`ishte më e mirë. Teri dhe burri i dytë, aktori Jon Tenney u martuan në 1994-ën dhe sollën në jetë vajzën në 1997-ën.

Në vitin 2003 u divorcuan, edhe pse martesa kishte marrë fund prej kohësh. Teri e konsideroi “martesë boshe” atë me Jon dhe sqaroi se thjesht donte të largohej përfundimisht nga një burrë që nuk ishte kurrë afër saj.

Teri tregonte njëherë se si në martesën e tyre mungonte intimiteti. Edhe në muajin e mjaltit kishte munguar seksi. Madje Teri e dinte shumë mirë kur e kishte ngjizur vajzën e saj, pasi ajo dhe Jon kryenin marrëdhënie vetëm një herë në vit, për Shën Valentin. Lidhja e tyre ishte më shumë miqësore sesa dashurore.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Problemet vazhduan edhe gjatë divorcit kur iu desh të ndante me ish burrin gjithë pasurinë e vënë në 9 vitet e martesës me të. Kështu ngeli pa burrin, pa kujdestarinë e plotë të vajzës dhe pa një pjesë të konsiderueshme të parave.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Edhe për shoqet nuk ka qenë “e preferuara”. Është përfolur vazhdimisht për konflikte me vajzat e tjera të serialit “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, aq sa për të nuk pati një ftesë në Baby Shower-in e djalit të Eva Longoria-s.

Ka vuajtur nga një sëmundje misterioze

Një dhimbje torturuese në shpinë dhe pjesën e majtë të trupit nuk e lejonte as të ngrinte një qese të lehtë. Teri tregoi se ishte fryrë me kortizon dhe po mendonte seriozisht për të kryer një operacion. Ajo shtonte se kjo sëmundje e kishte bërë të vlerësonte ato që kanë vërtet rëndësi në jetë.

Historia tragjike e jetës reale të Teri-t një nga

Është akuzuar si një e tretë në një lidhje

Në vitin 2014 komediani Andrew Dice Clay shkroi një libër në të cilin tregonte për romancën me Terin gjatë një sheshxhirimi, kohë në të cilën ai ishte i martuar.

*Artikulli i nickiswift u përshtat në shqip nga Tiranapost.al