Showbiz

Harry nuk e ka harruar ende të dashurën e parë, po a do të kishte funksionuar mes tyre?

Harry nuk e ka harruar ende të dashurën e parë, po a do të

Për shtatë vitet që ishin bashkë, Harry dhe Chelsy – ose Haz dhe Chaz siç njiheshin– ishin shpirti i festës. Dhe për atë kohë midis vitit 2004 dhe 2011, çifti i dashuruar zinte faqet e para të mediave.

Chelsy, me të qeshurën e saj ngjitëse, dukej e përkryera për princin Harry.

Megjithatë për habinë e të gjithëve, sidomos e njerëzve rreth tyre që i shikonin se sa duheshin, lidhja e parë afatgjatë e Harryt nuk u finalizua në martesë. Kush e hodhi hapin e ndarjes apo cila ishte arsyeja nuk u zbuluar kurrë zyrtarisht, por dyshja u ndanë në vitin 2011 dhe Chelsy, përveçse dha disa intervista dhe mori pjesë në dasmën e Princit me Meghan Markle në 2018, u zhduk nga qendra e vëmendjes. Ajo u martua pa zhurmë me hotelierin Sam Cutmore-Scott dhe solli në jetë një djalë, Leo, vitin e kaluar.

Harry nuk e ka harruar ende të dashurën e parë, po a do të

Arsyen e ndarjes e ka zbuluar Harry që duket se e ka ende peng.

“Chelsy nuk kishte asnjë interes të përfshihej në jetën publike. Ajo e kishte shumë të vështirë ndërhyrjen e shtypit, po aq të vështirë sa edhe unë. Ky ishte faktori kryesor përse vendosëm t'i jepnim fund marrëdhënies sonë”, tha Harry së fundmi në një gjyq nën cilësinë e dëshmitarit.

Emri i ish-të dashurës së tij u përmend jo më pak se 55 herë. Ai fajësoi mediat për ndarjen e tyre.

Shtrohet pyetja, a mund t`ia kishin dalë Haz dhe Chaz të funksiononte?

Edhe pse të dy kanë vazhduar jetën, miqtë e tyre dhe fansat e kësaj marrëdhënie pyesin ende veten a do t`ia kishin dalë?

Harry nuk e ka harruar ende të dashurën e parë, po a do të

“Ajo ishte super e gjallë dhe simpatike. Ata ishin të afërt, jashtëzakonisht afër dhe kishin shumë kimi. Ata qeshnin gjithmonë. Nuk e kam parë kurrë Harry-n të qeshte aq shumë”, thotë një mikeshë e tyre.

Ata u takuan nëpërmjet miqve të përbashkët. Ishin thjesht miq në fillim. Chelsy pastaj u transferua nga Afrika e Jugut ku jetonte për një kurs dy-vjeçar, por edhe për të qenë pranë Harry-t.

Harry ishte në ushtri në atë kohë, kështu që marrëdhënia e tyre, si shumë dashuri të para, ishte në distancë, kryesisht në telefon. Por ata nuk kishin asnjë problem me këtë pasi të dy ishin të zënë me jetën e tyre, pohojnë miqtë; Harry ishte i lumtur në ushtri, ku po jetonte një jetë me profil të oulët. “Nëse Harry do kishte qëndruar në hije, në Ushtri, mund të kishte funksionuar me Chelsy”, thotë një tjetër mik.

Harry nuk e ka harruar ende të dashurën e parë, po a do të

Megjithatë, nëse Chelsy do të kishte dashur të ishte një grua ushtaraku, është çështje tjetër. Mbase kjo nuk do të përputhej me profesionin e saj prej avokateje.

Disa miq të saj tregojnë sot se ishin përgatitjet e dasmës së Kate se streset që ajo duhet të kalonte që e trembën Chelsy-n.

“Ajo donte të vazhdonte jetën dhe ambiciet e saj dhe e kuptoi se me Harry-n nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë.”

Chelsy dëshironte privatësinë në kuptimin më të pastër të fjalës - dhe ndryshe nga Harry dhe Meghan, ajo ia arriti. Chelsy kishte të drejtë; nëse ajo do të kishte qëndruar me Harry-n, ajo kurrë nuk do të kishte mundur të jetonte në hije me kaq sukses.

Pasi u ndanë, Chelsy pohoi se ajo nuk do të martohej me Princin Harry për shkak të papajtueshmërisë në rritje të zgjedhjeve të tyre të jetës.