Showbiz

Harry dhe Meghan i thonë Mbretëreshës: Nuk do të kthehemi asnjëherë!

Harry dhe Meghan i thonë Mbretëreshës: Nuk do të kthehemi

Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë thënë mbretëreshës se nuk do të kthehen më në familjen mbretërore dhe për të punuar si anëtarë të tyre. Çifti ka hequr dorë nga një numër detyrash dhe eventesh mbretërore, të cilat tashmë mbeten në duart e mbretëreshës.

Vendimi i çiftit u mor një vit pas largimit të tyre nga pallati Buckingham, dhe sipas rregullit ata nuk mund të vijojnë me shërbiemt mbretërore nëse nuk kthehen. Nga familja mbretërore u lëshua një deklaratë se të gjithë mbeten të pikëlluar nga vendimi i tyre, por gjithsesi mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes.

Një zëdhënës i Harryt dhe Meghan ka thënë për mediat britanike: Siç dëshmohet nga puna e tyre gjatë vitit të kaluar, duka dhe dukesha e Sussex janë të përkushtuar në shërbime në Britani dhe në gjithë botën, ato kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme të organizatave dhe i kanë përfaqësuar pavarësisht se nuk kanë rol zyrtar.

Ndërkaq çifti pret një fëmijë, por ato nuk kanë treguar nëse është djalë apo vajzë.

*Tiranapost.al.