Showbiz

Gwyneth Paltrow i tha këtë gjë paditësit të saj pasi fitoi çështjen gjyqësore

Gwyneth Paltrow i tha këtë gjë paditësit të saj pasi

Terry Sanderson u shpreh shumë i zhgënjyer nga humbja e procesit gjyqësor kundër Gwyneth Paltrow , por duket se gjërat kanë përfunduar mirë mes tyre.

Të enjten, një juri në Utah vendosi në favor të Paltrow duke e gjetur atë jo përgjegjëse për një përplasje skish në vitin 2016 me Sanderson, një optometrist në pension.

Paltrow, e cila gjithashtu fitoi kundërpadinë e saj, u pa në fund të gjyqit duke vendosur dorën e saj në shpinë të Sandersonit, duke i thënë diçka teksapo largohej nga salla e gjyqit.

Sanderson u zbuloi gazetarëve jashtë gjykatës se çfarë i tha.

"Fjalët e saj ishin: ‘Uroj të jesh mirë'," tha Sanderson. "Shumë e sjellshme prej saj."

Ai tha se iu përgjigj: "Faleminderit, e dashur".