Futbollisti Granit Xhaka do bëhet baba për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Familja jonë e vogël po rritet... Mezi presim të të takojmë”, shkruan Xhaka bashkangjitur fotos ku bashkëshortja e tij Leonita shihet me barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që vajza e tyre Ayana i puth barkun së ëmës.