Showbiz

Gjithçka që Harry zbuloi për herë të parë në intervistën e fundit

Gjithçka që Harry zbuloi për herë të parë

Harry ka dhënë një nga të rrallat intervista ku pranoi se ai dhe Meghan nuk janë larguar kurrë nga familja. “Bëra atë që duhej të bëja, që çdo burrë dhe baba do bënte”, tha ai që zbuloi edhe disa detaje të tjera.

E dija që në takimin e dytë se Meghan ishte e duhura.

Çdo natë i bëjmë Archie-t dush dhe i lexojmë pastaj një përrallë. Pasi djalin e zë gjumi, unë dhe Meghan shikojmë Jeopardy ose Netflix.

Fjala e parë e Archie-t ishte “krokodil” dhe pasi tha fjalën e parë mbretëresha na dërgoi një pajisje Ëaffle që e përdorim çdo ditë.

Kurse për “The Crown” pranoi se e ka parë dhe tha:

“Bazohet lirshëm në të vërtetën. Sigurisht që nuk është plotësisht i saktë, por jep një ide për atë mënyrë jetese dhe presionet që vijnë nga detyra dhe shërbimi”.

Me mbretëreshën dhe gjyshin Philip flasim në Zoom, ata dinë ta përdorin shumë mirë atë dhe e kanë parë Archie-n edhe duke vrapuar.