Showbiz

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody

Disa dorëshkrime të zbuluara së fundmi nga Mary Austin, shoqja e ngushtë e Freddie Mercury, tregojnë se këngëtari i ndjerë, lideri i një prej grupeve më të famshëm të viteve ’70-’90, mund ta kishte titulluar “Rapsodi Mongolian” hitin që i dha famën Queen.

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody

Dorëshkrimet, të cilat do të ekspozohen edhe në Londër në muajin shtator, pak përpara se të dalin në ankand, përmbajnë mjaft shënime të kohës kur po kompozohej kënga dhe i gjithë albumi i parë i grupit.

Freddie Mercury i shkruante ato mbi faqet e një kalendari të vitit 1974.

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody

Edhe pse nuk u zbulua kurrë pse Mercury, i ndarë nga jeta në vitin 1991 për shkak të AIDS, vendosi ta titullonte hitin e tij të famshëm “Bohemian Rhapsody”, ajo që mësojmë sot, 50 vite më vonë, është se këngëtari kishte dhe ide të tjera për kryeveprën e tij muzikore.

Freddie Mercury mund ta kishte quajtur ndryshe Bohemian Rhapsody