Showbiz

Gigi Hadid shfaqet për herë të parë në pasarelë për Versace-n pas lindjes së vajzës

Gigi Hadid shfaqet për herë të parë në pasarelë

Gigi Hadid zyrtarisht rikthehet në pasarelë. Modelja 25 vjeçare solli në jetë vajzën e saj Khai në muajin shtator dhe sot është rikthyer në pasarelë për koleksionin e vjeshtës 2021 nga Versace.

Shtëpia italiane e modës nuk ka dyshuar tek eleganca e format e modeles edhe pas shtatzënisë së saj. Ajo pozoi dorë për dore me motrën e saj Bella, e veshur me një korse të zezë me shkëlqim, xhaketë, fund, geta të trasha të zeza dhe çizme të stilit platformë.

Gigi Hadid shfaqet për herë të parë në pasarelë

Gigi del në pasarelë pas më shumë se një muaji që kur u shfaq në kopertinën e Vogue March, në të cilën rrëfeu për punën e saj 14 orëshe dhe mëmësinë.

Pas lindjes së vajzës, Gigi u largua nga ekrani, duke preferuar të qëndrojë pranë familjes në shtëpinë në Bucks County, Pennsylvania.

Ajo është fotografuar vetëm disa herë në Neë York. Gigi ka thënë se ka dashur të ngadalësojë pak gjërat dhe të bëhet më e qëndrueshme, duke mos lëvizur sa në një vend në një vend tjetër çdo javë për shkak të angazhimeve të punës.

Por shfaqja e saj për Versacen shënon një kapitull të ri në karrierën e saj.

Vogue/ Tiranapost.al.