Showbiz

Foto/ Britney në vendin e preferuar me të dashurin. Pse s’mund të martohet tani e as të ketë fëmijë me të?

Foto/ Britney në vendin e preferuar me të dashurin. Pse s’mund

Vetëm pak ditë pas deklaratave të saj tronditëse në Gjykatë lidhur me babain që ka çdo të drejtë ligjore mbi Britney Spears, bashkë me ta dashurin Sam Asghari janë nisur për në Haëaii për të pushuar.

Foto/ Britney në vendin e preferuar me të dashurin. Pse s’mund

Të dy janë fotografuar për të shëtitur në Maui pasi mbërritën që të enjten. Asghari, 27 vjeç postoi më herët një video në Instagram së bashkë me Britney duke fluturuar me avionin privat teksa ishin nisur për në ishull.

Foto/ Britney në vendin e preferuar me të dashurin. Pse s’mund

"Britney është e ngazëllyer që do kthehet në Hawaii. Është vendi i saj i preferuar. Ajo nuk mund të ngopet me atë vend’.

"Do të zhvendosej për të jetuar atje nëse do mundej," i tha një burim revistës People duke shtuar se edhe Sam e lidh karriera me Hawaiin, por për të jetuar do të ishte e vështirë për Britney pasi vendimet nuk i merr vetë ajo por babai.

Foto/ Britney në vendin e preferuar me të dashurin. Pse s’mund

Çifti janë të lidhur prej gati 5 vitesh, ata u takuan për herë të parë teksa Sam, aktor dhe model u bë pjesë e kripit të këngës "Slumber Party".

Njerëz pranë tyre thonë se Sam ka qenë shkëmbi ku është mbështetur gjithë këto kohë të vështirë për Britneyn: Ai sigurohet që ajo të ushqehet mirë e të jetë mirë.

Ai ishte krah Britneyt të mëkurën kur ajo u paraqit virtualisht në gjykatë për ti dhënë fund kontrollit dhe të drejtave ligjore të babait të saj mbi të, për shkak të probleme të pretendura mbi shëndetin mendor të saj.

Në deklaratën para seancës gjyqësore, ajo tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë me Asgharin por nuk mundet për shkak të DIU-së që ia kanë vendosur me urdhër të babait për të mos mbetur shtatzënë. Beteja me babain e saj vazhdon!