Showbiz

Flet për herë të parë gruaja e komedianit Bob Saget: Jam tërësisht e tronditur

Flet për herë të parë gruaja e komedianit Bob Saget: Jam

E veja e Bob Saget, Kelly Rizzo, tha se ajo është tërësisht e tronditur për vdekjen e papritur të aktorit dhe komedianit në moshën 65-vjeçare.

Flet për herë të parë gruaja e komedianit Bob Saget: Jam

Rizzo, e cila u martua me Saget në tetor të 2018-ës, bëri një deklaratë emocionuese për Revistën People.

“E gjithë zemra ime. Bob ishte gjithçka imja në absolut. Jam shumë e tronditur dhe ende nuk e besoj. Jam shumë e prekur nga gjithë dashuria dhe nderimi që morëm nga miqtë tanë, familja, fansat e tij dhe bashkëmoshatarët e tij. Kur të jetë koha e duhur dhe të mund ta kem pranuar këtë që ndodhi, mezi pres të ndaj më shumë detaje me ju nga koha që kalova me të. Faleminderit që keni respektuar privatësinë time”.

Bob dhe Kelly bënë publike fejesën në 2017-ën, pas dy viteve lidhje dhe në 2018-ën u martuan.