Showbiz

Fedez zbulon se ai dhe Chiara bëjnë terapi në çift dhe jo sepse janë në krizë

Fedez zbulon se ai dhe Chiara bëjnë terapi në çift dhe jo

Me një shtëpi të bukur, Instagram funny, me famë, karrierë, para dhe dy fëmijë Leone dhe Vittoria ama as jeta e Chiara dhe Fedez nuk shkon vaj.

Fedez zbulon se ai dhe Chiara bëjnë terapi në çift dhe jo

I ftuar tek Fabio Fazio, Fedez tregoi se ai dhe gruaja e tij ndjekin në çift terapitë tek psikologu, por edhe pa qenë në asnjë krizë. Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu.

“Mendoj që gjëja më interesante është të kërkosh normalitetin dhe të shkosh në terapi bashkë e jo veç e veç”, tha Fedez.

Fedez zbulon se ai dhe Chiara bëjnë terapi në çift dhe jo

Megjithatë mos u shqetësoni! Nuk ka asnjë krizë konkrete në horizont. Siç edhe Fedez tha, nuk është e nevojshme që të lindin probleme serioze për të nisur terapinë. Por përkundrazi, mund të jetë gjithashtu e dobishme për të hedhur themelet për një marrëdhënie sa më harmonike dhe të qetë në çift, në mënyrë që parandalohet çdo krizë e mundshme.

Dhe është pikërisht ky mesazhi që të dy duan të dërgojnë. Të ndiqen terapitë në çift qoftë edhe për të kujtuar anët e mira e kujtimet e bukura, por mbase të harruara.