Showbiz

Çfarë mendon Matt Damon për bashkimin e Jennifer Lopez me shokun e tij të ngushtë Ben

Çfarë mendon Matt Damon për bashkimin e Jennifer Lopez me

Jennifer Lopez është hedhur në krahët e ish të fejuarit të saj Ben Affleck. Një muaj pas ndarjes nga Alex ajo thuhet të ketë kaluar disa ditë pushime me Ben dhe reagimet nuk kanë qenë të pakta.

Si qëndron e vërteta? Siç duket edhe për miqtë më të ngushtë të Jennifer dhe Ben ky ribashkim i mundshëm ka ndodhur papritur, ose nuk kanë dashur të flasin më tepër.

Matt Damon është shoku më i ngushtë i Ben Affleck që nga fëmijëria, i cili është pyetur nëse di ndonjë gjë më shumë për ribashkimin e çiftit.

‘Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëni të them diçka’, u përgjigj në fillim me shaka aktori, i cili aktualisht ndodhet në Australi.

Por përtej shakasë, Matt e shprehu hapur entuziazmin duke thënë: 'Shpresoj që të jetë e vërtetë, unë i dua shumë të dy. Shpresoj që kjo të jetë e vërtetë. Do ishte diçka e mrekullueshme'.

Me gjasë Ben i ka shprehur mikut të tij më të mirë ndjenjat për Jennifer dhe do ketë qenë shpatulla ku Ben është mbështetur në ditët e dhimbshme pas ndarjes.

Jennifer dhe Ben shijuan një udhëtim disa-ditor në Montana. Por ata janë parë edhe në fund të muajit Prill, teksa Ben ka dalë nga shtëpia e Jennifer në Los Angeles. Asnjëri prej tyre nuk ka dalë të flasë hapur.

*Tiranapost.al.