Showbiz

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që Meghan Markle dërgoi për princin e ndjerë Philip

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Meghan Markle është shtatzënë dhe doktori nuk e sugjeroi të udhëtonte për në varrimin e Princit Philip e të shoqëronte burrin e saj, Princ Harry. Megjithatë, ajo duket se ka lënë shenjë me dhuratën dhe letrën që i ka shkruar me dorë princit të ndjerë Philip.

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Meghan dërgoi përmes Harryt një kurorë lulesh të përgatitura nga Willow Crossley. Lulet nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Kurora ishte realizuar me lule Acanthus mollis (lulja simbol e Greqisë, që përfaqëson trashëgiminë e Princit Philip), Eryngium për Royal Marines dhe trëndafila për nder të muajit qershor të lindjes së Princit dhe çeljen e sezonit të trëndafilave. Ndërsa letra ende nuk është bërë publike. Me gjasë do të mbahet private nga familja mbretërore.

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Meghan ndodhet në Kaliforni, teksa po pret fëmijën e dytë me Harry-n. Ajo e ndoqi ceremoninë e funeralit nga shtëpia e saj në Montecito. Sipas burimeve nga familja mbretërore, mungesa e saj në funeral u mirëkuptua.

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

Çfarë fshihet pas letrës dhe kurorës me lule që

"Meghan shprehu ngushëllimet e saj. Mbretëresha e kupton pse nuk mund të udhëtonte në këtë moment".

Meghan dhe Harry u shkëputën nga familja mbretërore dhe prej asaj kohe ka pasur një situatë të vështirë për dy palët.

Meghan ka akuzuar se nuk mori ndihmë në kohën kur vuante nga depresioni, ndërsa shokoi opinioni publik kur deklaroi se një person nga familja mbretërore kishte shprehur shqetësimin se çfarë ngjyre lëkure mund të kishte Archie djali i Meghan dhe Harry-t.

Por të dy theksuan se kjo nuk është thënë as nga Mbretëresha dhe as nga Princi i ndjerë Philip.

*Tiranapost.al.