Çfarë bëjnë sot dhe si duken yjet e ‘Beverly Hills’?

Një nga serialet më të bukur të viteve 1990-2000 është “Beverly Hills”, që dje kishte 21-vjetorin e sezonit final. Po nëse për “Friends” e dimë se do të ketë një rikthim, për “Beverly Hills” i kemi humbur shpresat. Luke nuk është më dhe Shannen po lufton me kancerin.
Jennie Garth (Kelly Taylor) është e martuar me Dave Abrams që prej 2015-ës. Ajo ka tre vajza nga martesa e mëparshme me aktorin Peter Facinelli. Sot është 49 vjeçe dhe aktove në filma dhe television.
Tori Spelling (Donna Martin) është e martuar me Dean McDermott dhe ka pesë fëmijë. Ajo është shkëputur nga televizioni, është përkushtuar tek familja, por ka trashëguar një pasuri të tërë nga babai i saj, producent edhe i “Beverly Hills”, Aaron Spelling. Tori është sot 48 vjeçe.
Shannen Doherty (Brenda Walsh) është vajza më pa fat e këtij seriali. Ajo që na bënte ta donim e ta kishin inat në të njëjtën kohë prej rolit të saj. Shannen vuan prej disa kohësh nga kanceri e gjirit, për të cilin thotë se është në stadin e 4-të dhe si të mos mjaftonte në 2018-ën humbi shtëpinë e saj në një zjarr të madh.
Fati i keq ndoqi edhe Dylan (Luke Perry-n). Ai u nda krejt papritur nga jeta pas një goditje në tru. E ta mendosh që kjo ndodhi kur lart e poshtë në media flitej për një rikthim të serialit të famshëm.
Jason Priestley (Brandon Walsh) sot është 51 vjeç. Ai ka dy fëmijë. Nuk e ka pasur jetën vaj as Jason. Jo pak herë është përfshirë në aksidente. Njëherë në një automobilistik, ku gati pa vdekjen me sy dhe njëherë tjetër kur u rrëzua nga kali gjatë xhirimeve të filmit “The Code”. Prej 2016 nuk ka qenë aktiv në kinematografi.
Koha ka ecur përpara edhe për Ian Ziering (Steve Sanders). Ai është sot 57 vjeç, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve. Ian vazhdon të luajë në filma dhe seriale, por gjithashtu si dublant përmes zërit të tij. Sot duket kështu.
Brian Austin Green (David Silver), i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është sot 47 vjeç dhe shijon karrierën e tij si aktor dhe producent. Ai është i divorcuar, por nga martesa 10-vjeçare me Megan Fox ka 3 fëmijë. Brian ka edhe një djalë më të rritur nga lidhja me Vanessa Marcil, ose Gina tek Beverly Hills.
Tiranapost.al