Showbiz

Fansave nuk u intereson si Ellen sillet me stafin dhe i japin çmimin e parë

Fansave nuk u intereson si Ellen sillet me stafin dhe i japin çmimin e

Siç duket për fansat pak rëndësi ka sesi e trajton stafin një moderatore dhe autore programi. Për ta rëndësi ka se si del në fund programi. Ndaj në “People Choice Awards” çmimin e programit më të mirë e mori The Ellen Show. Moderatorja dhe autorja historike Ellen DeGeneres mbajti një fjalim pas marrjes së çmimit ku tregoi se sa e lumtur është dhe se sa shumë do të thotë ky vlerësim për të.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit, nga thellësia e zemrës time. Ju falënderoj. Nuk po e pranoj këtë çmim vetëm për veten time, por në emër të gjithë ekuipazhit dhe stafit tim të mahnitshëm që e bëjnë të mundur programin. Ata janë prezent çdo ditë, japin 100% të vetvetes, 100% të kohës. 250 njerëz, 170 shfaqje në vit, 18 vjet, E di nga vjen ky çmim - faleminderit njerëzve. Faleminderit të gjithë fansave të mi për mbështetjen time, për qëndrimin pranë meje. Nuk mund t'ju them me fjalë se sa mirënjohëse jam. Kjo do të thotë më shumë sesa mundem ta tregoj”, tha Ellen.

Në PCA çmimet ndahen në bazë të votimit të njerëzve dhe ndaj Ellen është e lumtur që akuzat që u hodhën ndaj saj se keqtrajton stafin, nuk kanë ndikuar tek publiku. Vetë Ellen nuk i pranoi tërësisht ato akuza, pavarësisht se pranoi që shpeshherë edhe ajo ka momentet e saj.

*Burimi Metro