Showbiz

Fansat të shqetësuar për dorën e Tom Hanks që dridhet

Fansat të shqetësuar për dorën e Tom Hanks që dridhet

Tom Hanks ngjalli shqetësim tek fansat e tij të cilët vunë re dorën që dridhej.

Aktori 65 vjeç është duke promovuar filmin e ri mbi jetën e Elvis Presley-t. Në film ai luan rolin e menaxherit të yllit të muzikës.

Fansat të shqetësuar për dorën e Tom Hanks që dridhet

“Nuk ka vend më të mirë në botë për të bërë një film se sa këtu në Gold Coast”, tha ai me mikrofonin në dorën e djathtë dhe dorën e majtë në xhep.

“Kam xhiruar filma në Marok dhe Los Anxhelos, New York City dhe në Berlin. Asnjë prej tyre nuk ka atë që ka Gold Coast”, tha ai për vendin australian nga edhe vjen.

Ndërkohë që dora e tij dridhej, Hanks u përpoq ta kontrollonte.

Në premierë ishin të pranishëm edhe familjarët e mbetur të Elvis Presley, që nga ish gruaja e tij, vajza Lisa Marie dhe nipërit e mbesat.