Showbiz

Fansat mendojnë se martesa e Victoria dhe David Beckham është në krizë

Fansat mendojnë se martesa e Victoria dhe David Beckham është

Mund të ketë probleme në martesën e David dhe Victoria Beckham. Fansat e tyre janë shqetësuar. Victoria ka hequr tatuazhin me inicialet e burrit të saj. Ajo ishte duke bërë një tutorial me buzëkuq në Instagram kur fansat vunë re se tatuazhi ishte zhdukur.

Beckham e kishte bërë tatuazhin në vitin 2008. E mban ende unazën e martesës dhe tre ditë me parë postoi një video të David duke u marrë me bletët. Ndoshta nuk janë ndarë, por ndjekësit në rrjete sociale besojnë se ata janë në një krizë.

Vetë David ka postuar një video të Victoria, rreth 1 muaj e gjysmë përpara. Nisur nga fakti që kohët e fundit kanë postuar vazhdimisht foto e video të njëri-tjetrit, 1 muajsh e gjysmë duket vërtet kohë e gjatë.

Edhe tek funerali i mbretëreshës shkoi vetëm ai. Victoria jo. Priti madje vetëm 13 orë në radhë për t`i bërë mbretëreshës nderimet e fundit.

Fansat mendojnë se martesa e Victoria dhe David Beckham është

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për TMZ se nuk ka probleme martesore mes të dyve, por Victoria vendosi të hiqte disa tatuazhe.

Ajo që është e sigurt, është se Beckham-ët e mëdhenj kanë probleme me Beckham-ët e vegjël, Brooklyn dhe gruan e tij.

Thonë se shkak është bërë marrëdhënia e ndërlikur e Victorias me nusen e djalit. A mund të kenë lidhje këto dy ngjarje bashkë?!