Showbiz

Fansat kanë dy akuza për performancën sensuale të Jennifer Lopez!

Fansat kanë dy akuza për performancën sensuale të Jennifer

Performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards me Maluma-n u shijua, por njëkohësisht edhe u kritikua për dy arsye. Dhe po e nisim nga e para!

Nga veshja, flokët tek karrigia duke kërcyer dhe ndricimi, performanca e saj ishte shumë e parë. Ishin rrjetet sociale që nisën të tregonin ngjashmërinë me performancën e Beyonce në Grammys 2014 me bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z.

Fansat kanë dy akuza për performancën sensuale të Jennifer

Lopez kishte një të zezë me detajet e tylit kur këndonte "Pa 'Ti" dhe "Lonely" ashtu si Beyonce kur këndoi "Drunk In Love" në Grammys.

Të dyja këngëtaret gjithashtu kishin stilin e flokëve të lagur, një kërcim sensual që përfshinte karrigen dhe dritat me ngjyra. Bey gjithashtu e ktheu këtë në një rutinë gjatë turneut të saj.

Fansat kanë dy akuza për performancën sensuale të Jennifer

Në Twitter kishte nga ata që thoshin se Lopez kishte kopjuar Beyonce, ndërsa disa sugjeronin se mund të ishte si një nderim për këtë të fundit. Disa të tjerë në mbrojtje të JLo thanë se Beyonce shpesh ishte kritikuar për prodhimin e artit të ngjashëm me punët e të tjerëve. Deri më tani asnjëra nuk ka reaguar!

Fansat kanë dy akuza për performancën sensuale të Jennifer

Ndërsa kritika tjetër sipas fansave ishte se, Lopez dyshohej nëse po këndonte vërtet apo ishte play-back. Këngëtarja është akuzuar edhe më parë për këtë gjatë performancës së saj Superboël me Shakira-n në shkurt të këtij viti, si dhe performancën e saj po të njëjtin event para dy vitesh.

/ Burimi CNN - Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al