Showbiz

Familja mbretërore i kundërpërgjigjet Meghan-it ende pa dalë intervista

Familja mbretërore i kundërpërgjigjet Meghan-it ende pa dalë

Thuhet se intervista e Meghan dhe Harry-t për Oprah Winfrey do bëjë namin me të vërtetat që do zbulojë. Po edhe po s`e bëri kur të dalë, e ka bërë tashmë. Familja mbretërore ka nisur ta ndjejë rrezikun dhe po i kundërpërgjigjet nuses së nipit paraprakisht.

Kanë nisur hetimet rreth sjelljes së Meghan të akuzuar nga disa ish-punonjës të larguar nga puna sapo ajo shkeli në shtëpi. Dhe kush do heton? Vetë Pallati Mbretëror.

Nga ata tjetër Meghan akuzon Kate dhe Camilla-n për përhapjen e këtyre thashethemeve e bashkë me to edhe vjehrrin Charles.

Po si qëndron e vërteta? A ishte Meghan nusja që nuk u mirëprit në familjen mbretërore dhe të gjithë e sulmuan fshehurazi. Apo ishte diva e Hollivudit që sapo u bë grua princi nisi të keqtrajtonte stafin e saj?

Dikush gënjen dhe dikush është viktima.

E gjithë kjo lojë po luhet nën sfondin e një gjyshi të sëmurë, pasi burri i mbretëreshës është i shtruar në spital.

*Artikulli i NYTimes u përshtat në shqip nga Tiranapost.al