Familja e ka gati përgjigjen për Harry-n dhe Meghan, por mbretëresha refuzon ta firmosë

Ç`po ndodh në anën tjetër të skenës një ditë pas intervistës së bujshme të Harry-t dhe Meghan për Oprah Winfrey.
“Të gjithë jane paralizuar dhe dridhen”, kështu e përshkruan një burim situatën në Pallatin Mbretëror. Sipas tyre mbretëresha, Charles dhe ëilliam janë mbledhur, kanë diskutuar, por Elizabeth nuk e ka firmosur ende publikimin e përgjigjes publike ndaj Harry-t.
Intervista e çiftit për Oprah Winfrey zbuloi detaje që diheshin e që nuk diheshin.
Meghan tha se Kate e kishte bërë të qante ca ditë para dasmës.
Tha se në familje diskutohej: Sa e errët do ishte ngjyra e lëkurës së Archie-t.
Harry nga ana tjetër tha se ishte i ngecur në familjen mbretërore dhe Meg e ndihmoi thjesht të dilte prej asaj gjendje.
Ai shtoi se edhe babai dhe vëllai ndiheshin njësoj, por s`kishin forcën të largoheshin.