Emri i vajzës së Marinës dhe Getoarit bashkim i tyre
E Enjte 25 Nëntor 2021, 09:01
TiranaPost
Marina Vjollca ka sjellë në jetë ditën e djeshme vajzën e saj. Lajmi u konfirmua pak orë më vonë, kur tezja, Luana Vjollca postoi një foto rozë, ku shkruante: Ndjesia më e bukur në botë.
Kurse më vonë mediat rozë zbuluan edhe emrin e vogëlushes që është një bashkim i mamit dhe babit. Marget, nga Marina dhe Getoari.
As njëri dhe as tjetri nuk kanë bërë ende një reagim dhe mungon akoma fotoja e parë e familjes bashkë.