Me xhinse, kanotierë, një kordele në flokët gjysmëkapur, fare thjesht u shfaq Elvana në Milano. Në nuancat kuqezi, përshtatur eventit, por edhe këngës së saj, nuk mund të mos vihej re stili minimalist, diçka që prej vitesh nuk i përket më asaj.
Dalja e kësaj radhe është komentuar në rrjet edhe nga njerëz të zakonshëm. Disa i kanë gjetur fjalët e duhura dhe shkruajnë se i shkon ky stil, të tjerë thonë bravo që këndoi 'kaq e veshur' se Shqipërisë kështu duhet t'i këndohet.
Për atë që të gjithë bien në një mendje është se Elvanës i shkon ky stil, larg pompozitetit mbase se na kujton edhe atë Elvanën e dikurshme.
Për më tepër në këtë rast e gjithë vëmendja bie mbi fytyrën dhe elegancën e saj.