Showbiz

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës!

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur...

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.

Tiranapost.al