Ellie Goulding zbulon shtatzëninë e fshehtë pas 8 muajsh dhe sikletin më të madh

Jo vetëm e fshehtë, por edhe e vetmuar. Kështu e ka cilësuar shtatzëninë e saj këngëtarja Ellie Goulding.
Lajmin e mirë për pritjen e fëmijës së parë e mori gjatë muajve në izolim dhe situata nuk ka ndryshuar shumë tani që është në muajin e tetë.
Në një intervistë për Vogue, Ellie tregoi se gjëja më e mirë që ka pasur gjatë këtyre javëve ka qenë mbështetja e bashkëshortit Caspar.
Ellie rrëfeu edhe nepsin e shtatzënisë për Fast Food.
"Unë në fakt u largova nga ushqimi i shëndetshëm dhe sallatat e mia me arra dhe fara. Gjithçka që dëshiroja ishte Mc`Donalds. Unë thjesht doja sheqer dhe karbohidrate”, ka treguar këngëtarja.
Që tani po e imagjinon fëmijën e saj pasi të rritet pak dhe të nisë nazet: Nuk dua spinaq, brokoli dhe arra e fara, vetëm Mc’Donalds.