Edhe videon e faljes, Chiara Ferragni e ka të kopjuar
E Shtunë 23 Dhjetor 2023, 11:26
TiranaPost
Skandali i panetoneve duket se s`do të marrë fund. Pas akuzave që paratë e fituara nga shitjet, nuk shkuan për bamirësi, Chiara Ferragni kërkoi ndjesë publike në një video që rezulton të jetë e kopjuar.
Dy ditë para Chiara-s, një aktiviste palestineze postoi këtë video.
Ajo quhet Salma Sahwa. Flokët lidhur njësoj, kostumi njësoj, inkuadrimi para kamerës njësoj.
Vetëm përmbajtja ndryshon. Salma flet për situatën në Rripin e Gazës, kurse Chiara për paratë e panetones.
Voto
Poll