Showbiz

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Titaniku mund të jetë një nga filmat më të bukur bazuar në një histori të vërtetë. Ti mund të qash vërtet sa herë që e shikon për fundin e Jack, por kjo nuk do të thotë se gjatë realizimit ka gabime.

Fansat e vërtetë, vetëm ata kanë mund t`i gjejnë.

Nishani i Rose që ndryshon shenjë. Njëherë në anën e majtë të faqes së saj e njëherë në anën e djathtë, gjithmonë mbi buzë.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Kangjellat që lëvizin. Në fillim, kur Jack del me shokun e tij në verandë shufrat e hekurit janë të ndara, pastaj kur Jack takohet në të njëjtin vend me Rose, hekurat përqafohen. Nga dashuria e dy të rinjve vallë?

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Gabim në rregullat e mirësjelljes.Nuk hahet me dorezat vënë. Ato duhet të hiqen në çdo ambient të mbyllur.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Një burrë pa çorape, me kyçet jashtë në vitet 1912? Duket si i ardhur nga një planet tjetër.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Po varësja ku u zhduk?

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Një batanije për gjithë filmin. Edhe pasi Rose ka dalë në breg. Po ku e mbajti tek ajo dërrasa gjithë këtë batanije për ta marrë me vete?

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Objekte që shfaqen papritur. Ky jastëku herë është e herë nuk është, në të njëjtën skenë.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Askush nuk i kushtoi rëndësi qiellit dhe pozicionit të yjeve në atë datë që Titaniku i vërtetë u mbyt. Qielli ishte i pastër. Si në këtë foto që u korigjua në një moment të dytë nga regjia.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

Jack-ut i shkrin akulli në hundë edhe pse i vdekur. Në fillim hunda e tij ngrin, por kur Rose përpiqet ta zgjojë, në momentin e anijes së shpëtimit, akulli është shkrirë? Me frymë jo njëherë se ai kishte vdekur.

Edhe në filmat si Titaniku ka gabime

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al