Edhe Enrique Iglesias koncert këtë verë në Tiranë

E Mërkurë 7 Qershor 2023, 19:39
TiranaPost
Kjo verë në Tiranë duket se do të jetë plot me ritme latine.
Pas Ricky Martin i cili konfirmoi se në 20 Korrik do të jetë në një koncert në Sheshin Skënderbej, në kryeqytetin shqiptar do të vijë një tjetër këngëtar i famshëm i muzikës latine Enrique Iglesias.
Iglesias i njohur për hitet e tij të famshme sidomos për Bailamos do të jetë në 30 Qershor në Sheshin Skënderbej.