Dueti më i bukur i Këngës Magjike, braktis festivalin disa orë para finales!
Një nga këngët pretendente për çmim, e ndoshta më e bukura e Këngës Magjike, dueti i Pirro Çakos me Arilena Arën kanë vendosur të braktisin festivalin në natën finale.
Website "Kryefjala" e ka nxjerrë këtë lajm të parin. Tiranapost ka konfirmuar me burime pranë këngëtarëve se po është e vërtetë, Pirro Çako dhe Arilena Ara nuk do të këndojnë në finalen e Këngës Magjike, e cila për herë të parë do të përballet me një situatë aspak të favorshme për seriozitetin që ka mbajtur në treg ky festival kënge. Largimi i dy këngëtarëve nuk është i vetmi. Edhe Ardit Çuni u tërhoq nga gara pa sqarime pak para netëve live të Këngës Magjike, pavarësisht se kishte një material të mirë muzikor.
Pirro Çako dhe Arilena Ara nuk kanë komentuar asgjë ende.
Ardit Gjebrea gjithashtu nuk ka sqaruar asgjë.