Showbiz

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në

Dua Lipa ka mohuar raportimet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar këtë të dielë.

Këngëtarja shqiptare tha se do “ta vizitonte Katarin vetëm kur ky vend të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë dhe të bëhet mikpritës”.

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg ... Me dashuri, Dua!” - shkruajti këngëtarja në një postim në Instagram.

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në

Katari është i njohur për keqtrajtimin e grave dhe personave LGBT. Katari është kritikuar edhe për trajtimin e tij ndaj punëtorëve migrantë.

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në

Në shkurt 2021, Guardian tha se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve në Katar që kur ky vend u shpall si organizator për Kupën e Botës.

Dua Lipa mohon zërat për pjesëmarrjen e saj në

Dua Lipa nuk është emri i parë madhor që mendon të mos luajë në Katar. Sir Rod Steëart së fundmi zbuloi se e hodhi poshtë këtë mundësi.