Showbiz

Djali i Sinead O`Connor 17 vjeç arratiset nga spitali dhe vret veten

Djali i Sinead O`Connor 17 vjeç arratiset nga spitali dhe vret veten

Djali 17-vjeçar i këngëtares Sinead O`Connor ndodhej në spital pas dy tentativave serioze që kishte kryer për të vrarë veten.

Dy ditë më parë arriti të arratisej nga spitali në drejtim të paditur. Këngëtarja shkruante se do të hidhte në gjyq spitalin për neglizhencën ndaj të birit.

Sot ai është gjetur i pajetë. Fatkeqësisht e çoi deri në fund atë që kishte nisur të bënte.

Këngëtarja irlandeze dha lajmin për humbjen e tij duke shkruar:

“Djali im i bukur, Nevi im, drita e jetës time, vendosi t`i jepte fund jetës së tij në tokë dhe tani është me Zotin. Uroj të prehet të paqe dhe uroj që askush të mos ndjekë shembullin e tij. Të dua dashuria ime”.

Ai ishte një nga katër fëmijët e këngëtares.