Showbiz

Dizajneri dhe themeluesi i Off-White humb jetën nga kanceri në moshën 41-vjeçare

Dizajneri dhe themeluesi i Off-White humb jetën nga kanceri në

Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton dhe themeluesi i Off-White, ka humbur jetën nga kanceri në moshën 41-vjeçare.

Dizajneri amerikan u bë i njohur si drejtori kreativ i Kanye West, por më vonë hyri në histori si afrikano-amerikani i parë që drejtoi Louis Vuitton.

Dizajneri dhe themeluesi i Off-White humb jetën nga kanceri në

Abloh la pas gruan e tij, Shannon, dhe dy fëmijët e tij.

Ai u diagnostikua me angiosarkoma kardiake - një formë e rrallë, agresive e kancerit në vitin 2019, por nuk e bëri publike diagnozën, raporton BBC.

Abloh u përshëndet shpesh si një nga dizajnerët më me ndikim në industrinë e modës, por ai ishte gjithashtu një DJ dhe një artist, dhe kishte diploma në inxhinieri dhe arkitekturë.

Shefi ekzekutiv i LVMH Bernard Arnault tha: "Virgil nuk ishte vetëm një stilist gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe.”

Tiranapost.al