Showbiz

Dimë pse e la Melinda, po Bill Gates ç`variant ka?

Dimë pse e la Melinda, po Bill Gates ç`variant ka?

Melinda dhe Bill Gates i kanë dhënë fund martesës 27-vjeçare. Burime pranë çiftit kanë thënë se Melinda u mërzit me Bill pasi emri i tij u përfol për shoqërinë me Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili dhe i vetëvrarë në burg në 2009-ën. Thuhet se që nga ajo kohë Melinda e ka parë me tjetër sy burrin e saj. Nuk e ka pëlqyer kurrë shoqërinë e Bill me Epstein. Ky i fundit njihet edhe për festat famëkeqe që organizonte për miqtë e tij e ku ata merrnin përfitime seksuale.

Dimë pse e la Melinda, po Bill Gates ç`variant ka?
Bill Gates dhe Jeffrey Epstein

Po Bill Gates ç`mendim ka për martesën e tij?

“Pa dashuri”, kështu e ka përcaktuar martesën e tij Bill. Një burim tregon se Bill Gates ka folur hapur me një mikun e tij të klubit të Golfit dhe i ka treguar se lidhja me Melindën ka marrë fund prej mungesës së dashurisë. Ai ka treguar se si prej kohësh bëjnë jetë të ndara, edhe pse jetojnë bashkë.

Dhe kjo bisedë është bërë shumë kohë përpara se të shpallnin publikisht divorcin.

Tani, nëse Melindës i doli burri nga zemra prej shoqërisë me Epstein apo Bill, ngecur brenda një martese pa dashuri gjeti ngushëllim në festat e Epstein, nuk është e qartë.

I qartë është vetëm përfundimi. Ata po divorcohen.

*Artikulli i New York Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al