Showbiz

Dasma e Kourtney Kardashian ka një sponsor gjeneral

Dasma e Kourtney Kardashian ka një sponsor gjeneral

Dasma luksoze e showbizit të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker është e sponsorizuar nga shtëpia e modës Dolce & Gabbana. Anëtarët e klanit Kardashian dhe Jenner janë fotografuar vazhdimisht me veshje të shtrenjta Dolce & Gabbana në prag të ceremonisë që do të mbahet sot në bregdetin italian të Portofino.

Si pjesë e marrëveshjes, të ftuarit do të transportohen nga hotelet e tyre në portin Portofino këtë pasdite dhe aksesorët në vendin e dasmës janë Dolce & Gabbana.

Dasma e Kourtney Kardashian ka një sponsor gjeneral

MailOnline zbulon gjithashtu se shtëpia italiane e modës ka qenë e përfshirë nga afër në organizimin e çdo aspekti të kësaj dasme, e cila është cilësuar si eventi i vitit.

Dasma e Kourtney Kardashian ka një sponsor gjeneral

Kourtney, 43 vjeç dhe bateristi Travis, 46 vjeç kanë qëndruar në superjahtin Regina d'Italia, i cili besohet se është në pronësi të Stefano Gabbana, bashkëthemeluesit të Dolce & Gabbana.

Jahti është ankoruar në det të hapur pranë Portofino-s.

Dasma e Kourtney Kardashian ka një sponsor gjeneral

Stafi që mbante çanta dhe kuti të zeza me emrin Dolce & Gabbana është parë gjithashtu duke hyrë në kështjellën mesjetare ku do zhvillohet ceremonia.

Një dyqan pop-up Dolce & Gabbana, i cili përshkruohet si një Galleria d'Arte, u hap tre ditë më parë në sheshin e tregut pranë portit në Portofino për të përfituar nga interesi publik prej dasmës.

Vetë Dolce & Gabbana nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme.