Celine Dion është detyruar të anulojë të gjithë turneun e saj në mbarë botën pasi shëndeti i saj është përkeqësuar mes betejës me Sindromën e Personit të Ngurtë.
Në rrjetet e saj sociale ajo lajmëroi: Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë... dhe megjithëse më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka derisa të jem vërtet gati të rikthehem në skenë… Nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”
SPS, siç quhet ndryshe sindroma, i kthen njerëzit në statuja njerëzore dhe ndodh 1 në 1 milion raste.
Sëmundja i bën muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Deri në një moment të caktuar që lëvizja apo edhe e folura bëhet e pamundur.
Nuk ka kurë për SPS, por ka trajtime për të ngadalësuar përparimin e mëtejshëm.