Showbiz

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej yll hollivudi

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

41-vjeçar i Captain America, Chris Evans ka një lidhje speciale me nënën e tij, Lisa. Madje gjithë karrierën ia dedikon asaj.

Talenti artistik rrjedh në këtë familje falë nënës së tij. Ajo i inkurajoi fëmijët të merreshin me art që në moshë të vogël.

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

“Nëna ime ishte kërcimtare për një kohë të gjatë. Ne të gjithë jemi rritur me dashurinë për artin”, tha njëherë Evans.

Pasioni i tij për të performuar para audiencës nisi kur pa për herë të parë motrën e tij më të madhe, e cila ishte bashkuar me një kompani teatrore, duke kënduar dhe kërcyer në skenë. Disa vjet më vonë, të gjithë vëllezërit e motrat Evans iu bashkuan kompanisë së teatrit dhe nëna e tyre Lisa madje u bë drejtore artistike atje.

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

Përveçse ka trashëguar talentin e saj artistik, Chris ka marrë edhe sensin e mprehtë të humorit të nënës së tij. Dhe falë personaliteteve të tyre funny, duket se nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm në shtëpinë e Evans. Si nëna ashtu edhe djali nuk kursehen të komunikojnë së bashku as publikisht.

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

Ajo i dha atij këshillat më të mira

Chris Evans ishte një hap larg për të refuzuar rolin në Capiten America. Lisa ishte ajo që nuk e lejoi ta bënte. Për pak do të kishte humbur rolin e jetës.

“A do të aktrosh për pjesën tjetër të jetës? Nëse e merr këtë rol, atëherë do ta kesh mundësinë. Nuk do të duhet kurrë të shqetësohesh për të paguar qiranë”, i tha ajo dhe Chris e pranoi rolin.

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

Chris Evans është çun mami dhe ajo e ndihmoi të bëhej

Ajo është gjithmonë aty për të mbrojtur shpinën e tij

Kur dikush shkruante në IMDb se Chris ishte i shkurtër, Lisa hyri dhe iu përgjigj: Po qëndronte pranë Chris Hemsworth, normal që do dukej i shkurtër.