Chiara Ferragni: Përse vajza ime do ketë dy mbiemra

E Enjte 25 Shkurt 2021, 14:52
TiranaPost
Chiara Ferragni nuk ka kursyer asnjë detaj nga shtatzënia e dytë. Që nga forma e barkut, lëvizjet, ekot e qarta, tek emocionet e Leos, frikërat e saj dhe deri tek mbiemri që vajza do të mbajë.
“Vajza jonë do të ketë edhe mbiemrin tim. Zgjedhja për t`i dhënë vetëm mbiemrin e babait është patriarkale”, ka thënë Chiara së fundmi.
Po emrin? Atë ende nuk e ka zbuluar. Kur ndjekësit dyshuan se vajza mund të quhej Rachele, Chiara tha: “Rachele është emri i kukullës së Leos, jo motra e tij e vogël. Asnjëherë nuk mund t’ia vidhnim emrin kukullës së tij të preferuar”.
Pra sido që të jetë emrin, mbiemri i saj do të jetë “Lucia-Ferragni”, ashtu si edhe Leone, djali i çiftit.
*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al