Showbiz

Chiara Ferragni flet për herë të parë: Me Fedez po përjetojmë një krizë të fortë

Chiara Ferragni flet për herë të parë: Me Fedez po

Pas skandalit të panetones në dhjetor të vitit të kaluar, zërat për një krizë edhe në martesën Ferragnez nuk kanë qenë pa gjë.

Vetë Chiara u shfaq për herë të parë për këtë vit në një intervistë me zë e figurë ku konfirmoi se mes saj dhe Fedez ka një krizë. Ajo sqaroi se nuk fshihet asnjë strategji marketingu pas kësaj situate (siç është aluduar) dhe nëse fjalët mund të mashtrojnë, sytë e përlotur, jo.


“Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk do t’i mbyllim lidhjet krejt papritur. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.

Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu.”

Chiara foli edhe për çështjen e panetones duke treguar përjetimet e saj.

"Edhe unë që jam një njeri i super mësuar me sulmet, nuk e përjetova mirë. Është e vështirë kur sulmi të vjen nga të gjitha anët", tha Chiara.

Këtu nënkupton me siguri rrjetin, kritikët, ndjekësit e saj, ligjin, por edhe Fedez.

Skandali me panetonen që reklamoi, paratë e të cilës nuk kishin shkuar për bamirësi, duket se është shkaku edhe i krizës me bashkëshortin.