Showbiz

Carla Bruni bën një këngë për Sarkozy-n dhe tregon: Përse hezitova të martohesha me të

Carla Bruni bën një këngë për Sarkozy-n dhe tregon:

Pas shtatë vitesh, Carla Bruni publikon nesër albumin e ri muzikor nën logon e Universal. Projekti është paralajmëruar përpara disa ditësh përmes kopertinës së albumit.

Carla Bruni bën një këngë për Sarkozy-n dhe tregon:

Muzika është orkestruar nga Albin de la Simone, por lajmi nuk është ky. Në intervistën që ka dhënë për Corriere della Sera, Carla zbuloi se brenda albumit ka një dedikim për bashkëshortin e saj, ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy.

“Le Garçon Triste”, ose ndryshe “Djaloshi i trishtuar”, kështu e ka titulluar. Se ç`do zbulojë për jetën me të, mbetet për t`u parë nesër.

Carla Bruni bën një këngë për Sarkozy-n dhe tregon:

Surpriza tjetër është dueti me motrën e saj Valeria Bruni në këngën “Tedeschi” ose (Voglio l`Amore).

Gjatë intervistës për Corriere della Sera është pyetur përse e ka quajtur të trishtuar burrin e saj ndërkohë që ai njihet si luftarak.

“Sigurisht, ai është një njeri me pushtet që e do madje këtë gjë. Por unë ndiej se ka diçka prapa kësaj, si kutia e Pandorës që është më mirë të mos hapet. Më tërheq modestia e tij. E pashë të trishtuar kur nëna e tij ndërroi jetë, edhe pse zakonisht e fsheh brishtësinë dhe ndjeshmërinë. Kjo është ajo që më bindi të martohesha me të".

Gazetari e pyet më tej: A kishe dyshime?

Kur më kërkoi të martohesha me të, hezitova pak, edhe pse isha e dashuruar marrëzisht. Sepse mendova se "ky zotëri këtu është president dhe mbase është krejtësisht i çoroditur. Pastaj e kuptova shpejt që ishte familjar dhe u binda”, ka thënë Bruni.

*Burimi Radio Deejay