Showbiz

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit, pas 8 vitesh shkëputje

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit, pas 8 vitesh shkëputje

Aktorja hollivudiane Cameron Diaz, i është rikthyer aktrimit pas 8 vitesh shkëputje.

Diaz, e cila njoftoi tërheqjen e saj nga Hollywood në 2018, do të luajë në filmin e ri të Netflix “Back in Action”, së bashku me aktorin Jamie Foxx. Të dy më parë luajtën së bashku në “Annie” të vitit 2014, shfaqja e fundit e Diaz në filmin artistik.

Vet aktorja ka bërë të ditur rikthimin me anë të një njoftimi në Instagram.

“(Jamie Foxx) vetëm ti mund të më kthesh në aksion,” shkroi aktorja.

Netflix nuk ka caktuar ende një datë për publikimin e filmit, por Foxx shkroi në Twitter se prodhimi do të fillojë këtë vit.