Showbiz

Britney Spears rikthehet në Instagram dhe fansat mendojnë se është shtatzënë

Britney Spears rikthehet në Instagram dhe fansat mendojnë se

Britney Spears u rikthye në Instragram, postoi një video dhe tani të gjithë mendojnë se është shtatzënë.

“Mami më nxirr që këtu”, shkruan Britney në videon që një bebe lëviz brenda barkut.

Edhe pse Britney nuk ka konfirmuar asgjë, ndjekësit shprehen gati të bindur se për Britney-n po vjen bebi numër 3.

Ajo vetë ka shprehur gjithmonë dëshirën që me të fejuarin e saj të sjellin në jetë një tjetër fëmijë, pas dy djemve që ka nga martesa e parë, 15 dhe 16 vjeç.

Në fillim të këtij muaji, Britney postoi një foto me partnerin Sam për ditëlindjen e tij ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen të fejuarit tim … të dua shumë. Unë dua një familje me ty ... Unë e dua gjithçka me ty”.

“'Mendova se ishte një gungë e vogël ajo që po shihnim. Shumë i lumtur për ty”, “Çfarë? Po ti qenke shtatzënë”, shkruan komentuesit që gjejnë rastin edhe për ta uruar.