Showbiz

Britney Spears e kthen problemin e vet në kauzë

Britney Spears e kthen problemin e vet në kauzë

Britney nuk ka hequr dorë nga gjyqet e kujdestarisë. Pasi shpëtoi veten prej tutelës së babait, ka vendosur të ndihmojë edhe të tjerë njerëz që gjenden në të njëjtën situatë. Pra e ka shndërruar në kauzë historinë e saj.

Sipas një deklarate të dhënë për Hollywood Life nga një burim i brendshëm, këngëtarja nuk dëshiron që askush tjetër të kalojë atë që ka kaluar ajo dhe është në bisedime me ekipin e saj se si mund të ndihmojë të tjerët.

“Njerëzit përreth saj i kanë sugjeruar që të krijojë një lloj organizate bamirëse, për ta bërë këtë”, shtoi burimi.

“Të gjithë e dinë se, me atë që ka kaluar, ajo ka fuqinë për të sjellë ndryshim në botë. Ajo e di se koha për të sjellë këtë ndryshim është tani dhe ajo është gati!”, tha i njëjti burim, që shton se kjo është e vetmja mënyrë që do ta shëronte përfundimisht nga trauma nëpër të cilin jetoi për 13 vite.