Showbiz

Video/ Britney Spears do të martohet sot, por nga familja ka vetëm një të ftuar

Video/ Britney Spears do të martohet sot, por nga familja ka vetëm

Britney Spears do t`i japë fund beqarisë sot. Burime pranë saj kanë thënë për mediat e huaja se Britney dhe Sam do të celebrohen në një ceremoni shumë private. Aq private sa Britney nuk ka ftuar asnjë nga familja e saj në dasmë. Thuajse asnjë. I vetmi që do të jetë prezent është vëllai i saj.

“Të ftuar do të ketë, por në listën e ngushtë nuk bën pjesë as mamaja e Britney-t Lynne, babai Jamie dhe as motra Lynn. Vetëm vëllain ka ftuar”, thotë burimi.

Mendohet se ndoshta do të jetë pikërisht vëllai ai që do ta shoqërojë drejt altarit.

Britney vetë ka ndarë një video në rrjete sociale, me shampanjë në dorë, duke rregulluar thonjtë. Ajo thotë se kjo është hera e dytë për të dhe është shumë e emocionuar. Kështu që po, mund të merret si një konfirmim, duke qenë se kjo është hera e dytë që martohet.

Britney dhe Sam u fejuan në shtator të vitit të kaluar. Ai i propozoi sapo Britney u shkëput nga tutela e babait të saj që prej vitesh i menaxhonte jetën, shëndetin dhe llogaritë bankare.